Babai i Messit tregon nëse Leo do të rikthehet te Barça

Futboll

Babai i Messit tregon nëse Leo do të rikthehet te Barça

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 19:40
Lionel Messi

Jorge Messi, babai dhe agjenti i superyllit argjentinas, Lionel Messi ka folur për të ardhmen e të birit të tij.

Spekulime të shumta vazhdojnë të qarkullojnë për të ardhmen e Messit, të cilat sugjerojnë se argjentinasi mund të rikthehet te Barcelona.

Por, si duket këto spekulime do të mbesin vetëm zëra, pasi që Jorge ka thënë se Messi nuk do të rikthehet te Barça.

“Unë nuk mendoj se Leo do të rikthehet te Barça”, tha babai dhe agjenti, Jorge Messi për “Sport” sa i përket të ardhmes së Lionel.

“Unë nuk mendoj se Messi do të rikthehet te Barça pasi që kushtet nuk janë përmbushur. Ne nuk kemi folur me presidentin, Joan Laporta. Nuk ka asnjë propozim nga Barça, unë nuk e di nëse është e pamundur, nuk kam ide, ai ka kontratë me PSG”, tha më tej Jorge.

Jorge Messi ishte në Barcelonë këtë të mërkure, pas takimit me bordin e PSG për një marrëveshje, për të cilën ende nuk kanë akord.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat