Kjo është deklarata e Xavit për Raphinhan

Futboll

Kjo është deklarata e Xavit për Raphinhan

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 22:38
Raphinha e Xavi

Barcelona dhe Manchester United janë ndarë baraz 2:2 në ndeshjen e parë të 1/16 së finales së Ligës së Evropës.

Në një ndeshje të jashtëzakonshme, të dy ekipet patën epërsinë, por nuk ditën ta ruanin.

Raphinha ishte lojtari kryesor i Barcelonës, duke shënuar edhe asistuar, por i cili u zëvendësua pak minuta para fundit të ndeshjes.

Ky vendim i Xavit e nervozoi brazilianin, i cili u largua me nervozizëm.

Pas ndeshjes, Xavi ka dhënë mendimin e tij rreth kësaj situate.

“E shoh dhe e kuptoj zemërimin e Raphinhas.

Edhe unë isha i zemëruar po ashtu. Unë i bëra ndryshimet duke menduar për ekipin dhe jo për ta drejtuar gishtin te dikush.

Raphinha më kërkoi falje, por nuk kishte pse. E shoh si pozitive që të gjithë duan të luajnë”, - deklaroi trajneri i Barcelonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat