Djali i Pirlos tregon se e sulmuan në rrugë

Futboll

Djali i Pirlos tregon se e sulmuan në rrugë

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 12:56
Nicolò Pirlo dhe në foto shihen edhe sulmuesit

Nicolò Pirlo, djali i ish-mesfushorit Andrea Pirlo, ka përjetuar momente terrori në Torino.

Ai është sulmuar të enjten në qendër të qytetit, teksa ndodhej në makinë me një shok të tij.

Ka qenë vetë Nicolò që ka treguar incidentin në profilin e tij në Instagram.

19-vjeçari denoncoi në rrjetet sociale atë që i ndodhi:

“Isha në makinë me një shok dhe ky grup djemsh tentoi të futej në makinë.

Pastaj na goditën me shkelma makinën dhe na gjuajtën me gurë.

Fatmirësisht, nuk dolëm kurrë nga makina”.

Nicolò Pirlo u drejtoi ndjekësve një pyetje retorike: “A është normale të gjesh katër djem në qendër të Torinos duke gjuajtur me gurë makinën, duke pështyrë dhe duke shkelmuar?”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat