Kroos merr në mbrojtje Superligën

Futboll

Kroos merr në mbrojtje Superligën

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 13:09
Toni Kroos

Në podkastin e tij të fundit, Toni Kroos shprehu mendimin personal për Superligën dhe futbollin evropian, duke thënë: “Unë mendoj se do ta shohim të bërë realitet Superligën.

E besoj për disa arsye. Ideja e Superligës ka ndryshuar dhe meriton të analizohet me qetësi.

Nëse e shikoni nga afër nga të dyja këndvështrimet, Superliga, të paktën në tentativën e dytë, nuk do të përjashtojë asnjë ekip, sepse nuk do të ketë anëtarë të përhershëm themelues

. Është një garë sportive e hapur, por e drejtuar nga klubet dhe jo UEFA.

Këto klube besojnë se nuk kanë nevojë të varen dhe udhëhiqen nga UEFA për këtë.

Unë mendoj se klubet e meritojnë të paktën një shans”.

Mesfushori i Real Madrid më pas shpjegoi dyshimet e tij për angazhimet e shumta të imponuara nga UEFA:

“Unë mendoj se si futbollistë jemi vetëm elementë përfitimi nga UEFA, ngaqë po luajmë mjaft shpesh.

Pse është e drejtë që UEFA të prezantojë një Ligë të Kombeve, që askujt nuk i duhet?

Kjo është arsyeja pse unë mendoj se është jashtëzakonisht e rëndësishme të dëgjohen propozime të tjera si Superliga.

Kam një ndjenjë që UEFA nuk denjon të na dëgjojë fare”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat