Rashford barazon rekordin e tij më të mirë

Futboll

Rashford barazon rekordin e tij më të mirë

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 20:53
Rashford

Marcus Rashofd është njeriu i momentit te Man United. 25-vjeçari po kalon një formë të jashtëzakonshme, ndërsa për “Djajtë e Kuq” është lojtari më i mirë deri tani në këtë sezon.

Në 23 ndeshje në Premier League anglezi ka shënuar 12 gola dhe ka asistuar tre herë. 

Rashford udhëheq listën e golashënuesve për Man United me 12 gola, ndërsa më mirë se ai në kampionat ka bërë vetëm Haaland, Kane, dhe Toney.

Megjithatë 25-vjeçari potencialin e tij e ka shfaqur edhe në Europa League.

Me golin e shënuar kundër Barcelonës në 1/16 ai e çoi në katër numrin e realizimeve dhe në Europa League udhëheq listën e golashënuesve së bashku me Vitinha dhe Gimenez.

Man United është klubi i vetëm në Angli që konkurron në katër kompeticone dhe kjo nuk do të ishte e mundur pa Rashford i cili ka dhënë një kontribut të madh edhe në Fa Cup dhe Carabao Cup.

“Djajtë e Kuq” ndodhen në finalen e madhe të Carabao Cup e cila do të zhvillohet në datën 26 të këtij muaji dhe në këtë kompeticion Rashford ka shënuar 5 gola.

Ndërsa në FA Cup Man United ka avancuar në raundin e 1/8 , ku do të përballet me West Ham.  

Rashford edhe në FA Cup këtë sezon ka shënuar 1 gol në sfidën përball Everton.

Në total 22 realizime, me Rashford që ka barazuar rekordin e tij më të mirë  atë të sezonit 2019-2020.

Deri në mbyllje të këtij sezoni kanë ngelur edhe shumë sfida  dhe padyshim anglezi do të vendos një rekord të ri, për të konfirmuar sezonin e tij më të mirë në karrierë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat