Trajneri i Bayernit 'i hap luftë' Mbappes

Futboll

Trajneri i Bayernit 'i hap luftë' Mbappes

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 21:00
Nagelsman

Bayern Munih arriti që të fitonte ndaj PSG në transfertë me shifrat 0-1 në mbrëmjen e 14 shkurtit.

Francezët besojnë ende se një përmbysje e madhe do të vijë dhe nuk do të eliminohen kaq herët nga Champions League.

Mbappe i ka dhënë më tepër zemër ekipit duke besuar te suksesi.

Por “luftë” i ka hapur francezit edhe trajneri i Bayern, Nagelsman.

“Pashë që Mbappe deklaroi se mund të na mposhtin nëse e mbajnë ata topin në fushë tonë dhe nëse luajnë më shumë në sulm. Thjesht do të them se e njëjta gjë vlen edhe për ne.

Ua them qartë se nuk do të kthehemi në mbrojtje dhe ata do ta shohin forcën tonë”, tha mes buzëqeshjes Nagelsman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat