Augsburg fiton, Berisha ‘zverdhet’ dhe Asllani zëvendësues

Futboll

Augsburg fiton, Berisha ‘zverdhet’ dhe Asllani zëvendësues

Nga: K. G. Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 22:25
Pamje nga ndeshja Augsburg - Hoffenheim

Augsburg ka shënuar fitore minimale, me rezultat 1:0 ndaj Hoffenheimit.

Futbollisti shqiptar, Mërgim Berisha, u paraqit titullar për Augsburg-un, duke u ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 43-të.

Elvis Rexhbeçaj u paraqit 76 minuta për Augsburgun.

Jensen në minutën e 88-të ka realizuar për fitoren e skuadrës së tij.

Fisnik Asllani u paraqit nga minuta e 46-të për Hoffenheimin por të pafat që të kthehen me pikë nga Augsburgu.

Pas javës së 21-të në Bundesliga I, Augsburgu renditet në vend të 13-të me 24 pikë dhe Hoffenheimi gjendet një pozitë me poshtë me 19 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat