Federata Shqiptare e Futbollit vijon punën për përmirësimin e insfrastrukturës në vendin tonë.
Së fundmi ka përfunduar investimi në stadiumin e Luzit.
Këtë lajm e ka bërë publik vetë Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në një postim në rrjetet sociale shkruan se nga nesër në orën 12:30 tifozët do mund të rikthehen aty.
“Stadiumi i Luzit i sapo përfunduar është investimi i rradhës në infrastrukturën e Kategorisë së Parë.
Nga nesër në 12:30 rikthehet futbolli dhe spektatorët për ta shijuar!”-shkruan Duka.