Ferizaj në festë, gjunjëzon Prishtinën

Futboll

Ferizaj në festë, gjunjëzon Prishtinën

Nga: K. G. Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 14:53
Ferizaj

Ferizaj është në festë, regjistron katër pikë për dy ndeshje të pjesës së dytë të kampionatit.

Pas barazimit 0:0 me Gjilanin në Gjilan, sot si vendas e gjunjëzuan me rezultat 1:0 Prishtinën, në takimin e javës së 20-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Në një kohë të bukur e me diell, që i ngjante një pranvere të parakohshme, ferizajasit e trajnerit Andrej Panadip treguan lojë të mirë dhe me meritë arkëtuan tre pikë.

Në minutën e 42-të, Mateo Panadip ka realizuar nga afërsia pas një asistimit të bukur të Sadriut. 

Ferizaj është në fund të tabelës me 17 pikë dhe Prishtina është në të katërtin me 27.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat