Laçi bie sërish në Kurbin

Futboll

Laçi bie sërish në Kurbin

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 15:50
Pamje nga ndeshja

Java e 22-të në Abissnet Superiore, nisi me përballjen Laçi-Bylis, që u fitua 0-1 nga skuadra ballshiote.

Pjesa e parë u mbyll në barazim, ndërkohë që Flamur Ruçi realizoi golin vendimtar të sfidës në minutën e 54’.

21-vjeçari mori një asist nga Kaçorri, doli i vetëm përballë portieri Selmani dhe dërgoi topin në rrjetë.

Ndeshja nuk prodhoi më gola.

Në fund festoi Bylisi, që mori pikët maksimale në Kurbin njësoj si në fazën e parë.

Skuadra ballshiote rigjen fitoren pas dy humbjeve radhazi dhe tani numëron 26 pikë.

Tri më pak se bardhezinjtë e Mezanit, të cilët regjistruan disfatën e dytë radhazi në shtëpi pas asaj ndaj Egnatias.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat