Frankfurt e mposht Werder Bremenin

Futboll

Frankfurt e mposht Werder Bremenin

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 21:04
Frankfurti feston fitoren

Ka përfunduar në “Deutsche Bank Park” sfida e fundit për ditën e sotme, në kampionatin gjerman të futbollit, Bundesliga, me vendasit e Eintracht Frankfurt që kanë kaluar lehtësisht Werder Bremenin, me rezultatin 2:0.

Një autogol i Marco Friedl, në minutën e 8’-të dhe një aksion shembullor që u finalizua nga francezi Randal Kolo-Muani, në minutën e 52’-të mjaftuan për “shqiponjat” e Frankfurtit, për të siguruar një tjetër fitore në shtëpi dhe të krijojë një shkëputje në renditje.

Ata tashmë ndodhen 8 pikë para vendit të 7-të Wolfsburg, që ka vetëm 30 pikë.

Ndërkaq, kujtojmë se mbrëmjen e së martës Frankfurt do të luajë një tjetër ndeshje në shtëpi, por kësaj radhe do të presin Napolin, në një përballje që pritet të jetë spektakolare, në fazën e 1/16-ve, të UEFA Champions League..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat