Ramizi shënon në kampionatin zviceran

Futboll

Ramizi shënon në kampionatin zviceran

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 22:01
Samir Ramizi me fanellë të kuqe

Samir Ramizi vazhdon të jetë vendimtar për skuadrën e tij, Winterthurin në elitën e futbollit të Zvicrës.

Sulmuesi 31-vjeçar nga Lugina e Preshevës, të shtunën shënoi golin e pestë të sezonit në barazimin ndaj Sionit (1-1) në kuadër të xhiros së 21-të të elitës zvicerane të futbollit.

Ramizi realizoi nga penalltia në minutën e 17-të të ndeshjes, ndërsa ishte goli i tretë në pranverë në pesë ndeshje.

Ai luajti gjithë ndeshjen, bashkë me qendërmbrojtësin, Granit Lekaj, ndërsa Eris Abedini dhe Josef Pukaj ishin në bankën rezervë.

Te Sioni nga minuta e 60-të është inkuadruar Kevin Halabaku.

Winterthuri pas 21 ndeshjeve të zhvilluara ka 21 pikë, ndërsa Sioni një më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat