Këto janë ditët se kur do të luhen “El Clasicot” e radhës

Futboll

Këto janë ditët se kur do të luhen “El Clasicot” e radhës

Më: 20 shkurt 2023 Në ora: 09:04
Foto ilustrim

La Liga ka bërë të ditur datën se kur do të luhet “El Clasico” e radhës.

Barca dhe Real Madrid, në javën e 26-të, të dielën më 19 mars në ora 21:00.

Kjo s’do të jetë përballja e vetme mes tyre.

“Blaugranat” dhe “Los Blancos” do të luajnë edhe në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit, më 2 mars në ora 16:00.

Skuadrat e Xavi Hernandez dhe Carlo Ancelottit, janë takuar dy herë së fundmi.

Madrilenët fituan në kuadër të La Ligas, ndërkaq katalunasit fituan në finale të Superkupës së Mbretit në fillim të këtij viti.

Aktualisht, Barca prin në renditjen tabelare me një diferencë prej tetë pikësh nga Reali.

Ndeshja e 19 marsit me siguri se nuk do të jetë përcaktuese për titullin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat