​Trupi i pajetë i Atsu transferohet në Ganë

Futboll

​Trupi i pajetë i Atsu transferohet në Ganë

Më: 20 shkurt 2023 Në ora: 14:32
​Trupi i pajetë i Atsu

Trupi i futbollistit Christian Atsu, i cili vdiq pas një tërmeti që goditi Turqinë dy javë më parë, është kthyer në vendlindjen e tij, Ganë.

Arkivoli arriti në Akra të dielën vonë u mor nga anëtarët e forcave të armatosura të Ganës.

Atsu u gjet i vdekur të shtunën nën shtëpinë e tij në Turqinë jugore. Ai kishte luajtur së fundi për klubin Hatayspor.

Anësori luajti 65 ndeshje për kombëtaren e Ganës dhe ndihmoi ekipin e tij të arrinte në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës në vitin 2015.

31-vjeçari ka luajtur edhe për skuadrat e Premierligës, Evertonin, Chelsean dhe Newcastle United.

Duke folur në aeroportin Kotoka në kryeqytetin Akra, Zëvendës-Presidenti i Ganës, Mahamudu Bawumia tha: "Ne shpresonim për më të mirën, çdo ditë që kalonte, ne luteshim. Por mjerisht, kur ai u gjet, ai nuk ishte më në jetë".

Bawumia shtoi se futbollisti i ndjerë ishte shumë i dashur dhe do t'i mungonte shumë derisa shtoi se trupi i tij do të varroset në një ceremoni të organizuar nga shteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat