Dy ndeshje fantastike sot në Ligën e Kampionëve

Futboll

Dy ndeshje fantastike sot në Ligën e Kampionëve

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 08:47
Foto ilustrim

Liga e Kampionëve do të vazhdojë sot me ndeshjet e radhës së raundit 1/16, pas atyre katër sfida shumë të forta të zhvilluara javën e kaluar.

Dita e sotme sjellë dy përballje jashtëzakonisht interesante, por që vëmendja kryesore do të jetë në stadiumin “Anfield Road”, aty ku ballafaqohen dy gjigantët e futbollit evropian, Liverpooli dhe Real Madridi.

Dy skuadrat do të ballafaqohen nga ora 21:00, derisa të dy trajnerët, si Ancelotti ashtu edhe Klopp në konferencë për media kanë folur me respekt maksimal për njëri-tjetrin duke vlerësuar lartë kualitete e skuadrave kundërshtare.

Ndeshja tjetër, është ajo ndërmjet skuadrës gjermane Eintracht Frankfurt dhe asaj italiane Napoli që po ashtu starton nga ora 21:00.

Napoli që po kalon nëpër një formë fantastike dhe është duke ecur sigurt drejt titullit kampion në Itali dhe do të kërkojë rezultat pozitiv në ndeshjen e parë në udhëtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat