Ish-lojtari i Juventus lë futbollin: Tani jam një reper

Futboll

Ish-lojtari i Juventus lë futbollin: Tani jam një reper

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 11:42
Eljero Elia

Holandezi  Eljero Elia del në pension në moshën 36-vjeçare dhe do t’i përkushtohet me kohë të plotë muzikës rap. Në një komunikim me mikrofonat e “ESPN” ka dhënë lajmin e befasishëm.

“Po e lë futbollin. Jam aq i zënë sa nuk kam pasur kohë të bëj, por është koha t’i bëj të ditur gjithë Holandës se nuk jam më një futbollist.

Në kokën time jam ndalur prej disa vitesh. Nuk e kam shijuar fare në sezonet e fundit, nuk kam pasur asnjë moment të lumtur te Utrecht”, ka deklaruar ai.

Duke thënë që është shumë i zënë, është një referencë e qartë për aventurën e tij të re të ndërmarrë në muzikën rap. Verën e kaluar, ish-futbollisti i Juves publikoi një album të titulluar “Molenwijk”, në të cilin këngët e tij tregojnë për lagjen në Hagë ku ai u rrit.

Në karrierën e tij, Elia luajti për ADO Den Haag, Tëente dhe Hamburg përpara se të transferohej te Juventus në verën e vitit 2011. Me bardhezinjtë ai prakitkisht nuk luajti kurrë, duke zhvilluar vetëm 5 ndeshjem, por fitoi një Scudetto nën drejtimin e Antonio Contes.

Pas eksperiencës italiane ai veshi fanellën e Werder Bremen deri në vitin 2015, për t’u transferuar më pas në Southampton, një tjetër fazë tranzicioni pa lënë kurrë gjurmë.

Pas dy vitesh te Feyenoord dhe tre vitesh në Turqi me Basaksehir, Elia u kthye në shtëpi për të shkruar dy kapitujt e fundit të aventurës së tij me futbollin.

Fillimisht te Utrecht, pastaj përsëri te ADO Den Haag.

Zyrtarisht, ai i jep fund karrierës nga një botë futbolli në të cilën ka mbledhur pak në krahasim me atë që parashikonte talenti dhe cilësia e tij. Lë futbollin për të qenë i fokusuar totalish në muzikën rap që ai bën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat