Të premten, Kukësi do të presë Partizanin

Futboll

Të premten, Kukësi do të presë Partizanin

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 12:15
Kukësi

Humbja e fundit ndaj Teutës zbriti edhe njëherë në zonën e ftohtë të klasifikimit Kukësin dhe tani ka vënë në rrezik serioz mbijetesën.

Duke qenë se ekipet që luajnë për mbijetesë javët e fundit kanë marrë rezultate pozitive, në njëfarë mënyre kanë zhbërë edhe ecurinë e mirë që kanë pasur verilindorët nën drejtimin e Rrahman Hallaçit, i cili riktheu disi skuadrën në shina.

Gjithsesi, për blutë nuk ndryshon praktikisht asgjë, sepse edhe në rast të një rezultati pozitiv sërish do të ishin në zonën e rrezikut, ndaj tani ekipi do të përpiqet të rikuperojë sa të mundet në takimet në vijim, madje që në sfidën e radhës ndaj Partizanit.

Të premten, Kukësi do të presë në “Kukës Arena” ekipin e Partizanit, skuadër, e cila këtë sezon i ka mundur dy herë me të njëjtin rezultat 2-1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat