Mesfushori i Realit përfundon në orbitën e kampionëve

Futboll

Mesfushori i Realit përfundon në orbitën e kampionëve

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 12:34
Dani Sebajos

Dani Sebajos ka rigjetur veten këtë sezon me fanellën e Real Madridit. Forma e mirë e mesfushorit spanjoll ka impresionuar Karlo Ançelotin, duke i rezervuar një vend në ndeshje për kampionët e La Ligës.

Ky detaj nuk i ka shpëtuar bavarezëve me në krye Julian Nagelsmanin. 35-vjeçari është adhurues i madh i filozofisë nga 26-vjeçarit, e cila do të qëndronte unison edhe me skemat e teknikut bavarez.

Pozita si titullar fiks mund t’i prishë planet rekordmenëve gjermanë mbi realizimin e operacionit në fjalë, çka do të thotë rezistencë nga Madrilenët.

Repertori i Danit do të krijonte trinom kreativiteti në mesfushën e Bajernit, duke i bashkangjitur Musialën me Kimishin, që do të përkthehej me më shuma topa drejt sulmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat