Nagelsmann në ankth për kampionatin

Futboll

Nagelsmann në ankth për kampionatin

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 15:41
Nagelsmann

Bayern Munich po përjeton një sezon me shumë luhatje, me ekipin që tregon tjetër fytyrë në Europë dhe tjetër në kampionat, ndërsa humbja e fundit në kampionat, në Borussia-Park përballë Borussia M’Gladbach riktheu përsëri pikëpyetjet te ekipi bavarez.

Disfata në fundjavë ka rihapur totalisht kampionatin dhe llogaritë për titullin kampion, pasi tashmë tri ekipe, Bayern, Union dhe Dortmund janë me pikë të barabarta.

Ne kampionat kampionët e Gjermanisë kanë pësuar dy humbje dhe 7 barazime, ndërsa krahasuar me sezonin e kaluar, Bayern e mbylli kampionatin me vetëm 10 ndalesa, 5 barazime dhe 5 humbje.

Nagelsmann tani ka ditë përpara për të përgatitur skuadrën që në fundjavë do të presë në shtëpi rivalët kryesorë, Union Berlin.

Mes shumë problemeve për shkak dëmtimesh, Upamecano do të jetë një mungesë tjetër e rëndësishme, ndërsa mediet gjermane kanë raportuar se trajneri gjerman nuk është aspak i kënaqur me formën e treguar nga Gnabry, Gravenberch dhe Blind, ndërsa Muller duket gjithmonë edhe më i fikur.

Ndaj M’Gladbach kartoni i kuq i Upamecano ndryshoi totalisht ndeshjen dhe ritmin e bavarezëve, por Nagelsmann e di mjaft mirë se një tjetër hap fals mund të rëndojë shumë situatën si për klubin, po ashtu edhe për të në aspektin personal.

Ndaj Union Berlin pritet të ketë disa ndryshime në formacion dhe gjithçka do të sqarohet me kalimin e ditëve, por diçka është e sigurt, qetësia nuk është shumë prezente në kampion bavarez, pasi tani janë të “dënuar” për të marrë maksimumin dhe për të reaguar edhe sa i përket garës për titullin kampion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat