PSG planifikon lëvizjen e çmendur

Futboll

PSG planifikon lëvizjen e çmendur

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 16:57
PSG

Disa dashuri nuk mbarojnë kurrë, bëjnë xhiro të pafundme dhe më pas kthehen.

Po sikur të ishte rasti mes Thomas Tuchel dhe PSG? Sipas asaj që raportohet nga gazeta angleze Evening Standard, klubi francez po vlerëson shkarkimin e Galtier.

Indikacionet në stol nga drejtuesi i klubit Luis Campos gjatë ndeshjes kundër Lille treguan pakënaqësinë brenda klubit parisien ndaj trajnerit dhe për këtë po vlerësohet rikthimi i bujshëm i trajnerit gjerman.

Tuchel, i lirë pasi u shkarkua nga Chelsea, mund të konsiderohet si kandidati ideal për të marrë drejtimin e PSG-së këtë sezon.

Ai i njeh lojtarët, di të menaxhojë kampionët dhe tashmë e ka konfirmuar sa i aftë është kur merr drejtimin e një ekipi në mes të sezonit, duke fituar Champions League me londinezët.

Për një “po” të mundshme, kushtet e vendosura nga trajneri do të ishin: klubi do të duhet ta mbrojë atë nga senatorët në dhomat e zhveshjes dhe ai të kujdeset për ekipin vetëm nga pikëpamja taktike dhe teknike, pa menduar as për merkaton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat