Krasniqi: Jemi përgatitur për fitoren e radhës

Futboll

Krasniqi: Jemi përgatitur për fitoren e radhës

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 18:22
Besnik Krasniqi

Besnik Krasniqi ka qenë futbollisti kryesor i Dritës në fitoren ndaj Dukagjinit.

Mbrojtësi i djathtë detyroi kundërshtarët të shënonin autogol dhe realizoi një gol tjetër në fitoren e Dritës 5:1.

Krasniqi ndeshjen e ardhshme do të luaj ndaj ish-skuadrës së tij Prishtinës dhe kërkon fitoren e radhës për Dritën.

“Ne jemi të vetëdijshëm që kemi një ndeshje të vështirë. Kemi harruar ndeshjen ndaj Dukagjinit, bëmë lojë të mirë dhe fitorja erdhi në kohën e duhur”.

“Kemi punuar këto dy ditë për ndeshjen që na pret nesër dhe do hyjmë në fushë që të bëjmë më të mirën dhe të marrim fitoren e radhës”, tha Besnik Krasniqi.

Besnik Krasniqi këtë edicion ka realizuar 11 gola për Dritën dhe së bashku me Marko Simonovskin janë dy shënuesit më të mirë të skuadrës bardhekaltër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat