Gola dhe asiste

Futboll

Gola dhe asiste

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 18:57
Teo Hernandez

Në prezencën e tij të 150-të si kuqezi, Teo Hernandez pastroi retë mbi qiellin e tij me një sprint 50-metërsh. Manifesti i një rikuperimi të qartë? Monza-Milan, minuta e 56-të: francezi nis aksionin me një goditje me kokë, përshkon gati të gjithë korsinë dhe më pas mbledh asistin e Leaos.

Përpjekja për të ngritur topin mbi portierin është e pasaktë i vlen gjysmë vote më pak, por paraqitja nuk njolloset. Progresi është i zakonshëm dhe Pioli e shijon.

RRITJE – Rikuperimi i Teos është një lajm i mirë për Milanin. Francezi, i kthyer nga një periudhë e errët duket tashmë treni i dikurshëm.

Kundër Monzës ai filloi disa aksione, iu afrua dyfishimit të rezultatit dhe ndihmoi në pasimin për De Ketelaren që gaboi fatalisht përpara porte.

Belgu goditi mbrojtësin, por aksioni i mëparshëm ishte i gjithi “made in Teo”, zgjidhësi i hallave të Piolit, njeriu me kokë ulur dhe topin përpara, sidomos në sektorët qendrorë.

Këtë vit 25-vjeçari ka shënuar dy gola dhe ka dhënë tri asiste, por mbetet mbrojtësi që ka goditur më shumë në portë falë 37 goditjeve.

Ai përpiqet shpesh, por sivjet po driblon më pak se zakonisht – 13 të suksesshme një-me-një kundrejt 29 të Parizit të Empolit.

Sidoqoftë, Teo shquhet për pasime kyçe që në këtë sezon kanë qenë 30. Si askush tjetër në Serinë A ku vitin e kaluar e përfundoi sezonin me 65 për qind sukses në driblime.

TEAO – Teo mbetet themeli i “Theaos”, boshti i konsoliduar me Rafaelin, i cili po jep fryte edhe si anësor i plotë.

Një eksperiment tashmë i provuar nga Deshmaps në kohën e thirrjeve të tij të para me “Blutë”. Shembuj. Shtator 2021, debutim për Finlandën, anësor në mesfushën me 4 lojtarë.

Tetor 2021, gjysmëfinalja dhe finalja e Ligës së Kombeve kundër Spanjës dhe Belgjikës, sërish me gola dhe asistime në të dyja ndeshjet. Kundër Kazakistanit nga ana tjetër, nëntor 2021, pasime vendimtare në goleadën 8-0. Edhe në atë rast si anësor ofensiv.

Në Botërorin e kaluar ai luajti si mbrojtës i krahut dhe tashmë rivalët e njohin, por Teo ka treguar se mund të luajë në të dyja modulet.

BIOND – Në tri ndeshjet e fundit Hernandez është rikthyer në nivelin e tij: asist për Zhirunë kundër Torinos, një fitore e madhe kundër Totenhemit dhe një paraqitje e mirë në Monza.

Në mes, edhe disa gabime, por edhe flokët e zakonshëm bionde. Ky fakt nuk ka kaluar pa u vënë re në rrjetet sociale.

Shumë kanë shkruar se që kur leu flokët, performancat e tij janë përmirësuar. Kuriozitet. Rastësi. Edhe nëse lindin dyshime, Pioli shpreson që t’i mbajë për një kohë të gjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat