Reali spektakolar, trondit Liverpoolin! Rrahmani me Napolin fitojnë në Frankfurt 

Futboll

Reali spektakolar, trondit Liverpoolin! Rrahmani me Napolin fitojnë në Frankfurt 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 21 shkurt 2023 Në ora: 20:58 Përditësuar në ora: 22:53 më 21.02.2023
Vinicius Junior feston fitoren

Real dërrmon Liverpoolin, Napoli më i mirë se Eintracht

Real Madridi ka dëshmuar fuqinë e kampionit në fuqi, duke e tronditur me rezultat 5:2 Liverpolin në stadiumin “Anfield”, në ndeshjen e parë të tetës së finales së Champions League. 

Fillimisht dukej se Liverpooli do të shemb Realin, pasi që avancuan me rezultat 2:0 por ndodhi përmbysja spektakolare.

Në minutën e 4-të, Darwin Nunez ka shënuar me mjeshtri duke iu falënderuar asistimit të Salahut.

Salah në minutën e 12-të, mashtron tërë mbrojtjen por gjuajtja e tij shkoi jashtë shtyllës së majtë të Realit.

Në minutën e 14-të, Mohamed Salah shton epërsinë duke iu falënderuar gabimit trashanik të portierit Courtois, të cilit ia rrëmbeu topin nga këmba. 

Vinicius Junior tregoi klasin e tij në minutën e 21-të, duke shënuar me mjeshtri falë asistimit të Karim Benzemës.

Në minutën e 31-të, Vinicius Junior (Real Madrid) fiton vetëm hapësirën e mjaftueshme për të goditur dhe gjuan furishëm drejt këndit të poshtëm të majtë megjithatë portieri Alisson bën një pritje fenomenale. 

Portieri Alisson figura tragjike në minutën e 36-të, goditja e tij qëllon në trup Vinicius Junior dhe futet në rrjetë, 2:2.

Pjesa e dytë në shenjë të Karim Benzemës. 

Në minutën e 47-të, Modriç ka harkuar për bukuri, ndërsa Eder Militao ka shënuar me kokë për 2:3. 

Në minutë/n e 56-të, Karim Benzema godet ndërsa devijohet nga Gomez duke shënuar për 2:4.

Karim Benzema me dinakërinë e tij kaloi portierin Alisson duke shënuar për 2:5 në minutën e 67-të. 

Napoli me Amir Rrahmanin treguan forcën në Frankfurt, duke fituar me rezultat 2:0 ndaj Eintrachtit.

Skuadra gjermane nuk u tregua rival i denjë për italianët.

Futbollisti Kvaratskhelia në minutën e 36-të humbi rastin më të mirë për Napolin, duke dështuar nga penalltia.

Në minutën e 40-të, Osimhen shënoi për Napolin.

Për Eintracht gjërat u vështirësuan nga minuta e 58-të, Kolo Muani, u përjashtua direkt me karton të kuq dhe mbeten me një lojtar me pak.

Në minutën e 65-të, Di Lorenzo thellon fitoren 0:2 të Napolit.

Rrahmani u paraqit titullar duke dëshmuar lojë të madhe.

Liverpool - Real 2:5

Stadiumi "Anfield" në Liverpool.
Gjyqtar: I.Kovacs (Rumania).
Shikues: 52337.Shënues: Nunez (4'), Salah (14') - Vinicius Junior (21' e 36')., Militao (47'), Benzema (55' e 67').

Kartona të verdhë: Vinicius Junior.

Liverpooli: Alisson - Alexander-Arnold, Gomez, van Dijk, Robertson - J. Henderson (Milner 73'), Fabinho, Bajcetiq (Elliott 85')- Salah, Gakpo (Firmino 64'), Nunez (Diogo Jota 64').
Real Madrid: Courtois - Carvajal, Eder Militao, Rüdiger, Alaba (Fernandez 27') - Modriç (Kroos 87'), Camavinga, Fede Valverde - Rodrygo (Ceballos 81'), Benzema (Asensio 87'), Vinicius Junior.

Eintracht -  Napoli 0:2

Stadiumi "Deutsche Bank Park" në Frankfurt.
Shikues: 47500.
Gjyqtar: A. Soares Dias (Portuglia).

Shënues:  Victor Osimhen (40'), Di Lorenzo (65').

Kartona të verdhë: Gotze - Kim Min-Jae, Elmas.
Kartoni i kuq: Muani.
Eintracht Frankfurt: Trapp; Tuta, Jakic, Buta (Knauff 69'); Ndicka, Kamada, Sow, Max (Lenz 90+2'); Lindstrom (Borre 69'), Gotze (Alidou 81'); Kolo Muani.
Napoli: Meret; Di Lorenzo, Rrahmani, Kim, Olivera; Anguissa (Ndombele 80'), Lobotka, Zielinski; Lozano (Elmas 80'), Osimhen (Simeone 84'), Kvaratskhelia (Politano 84').

Super Reali

(E plotësuar) - 90' Minutat e fundit.

84' Ndeshjet po shkojnë drejt fundit.

81' Liverpooli synon të ngushtojë humbjen.

77' reali drejt fitores në takimin e parë. 71' Ky Real edhe një herë dëshmon se është fuqi botërore. 

67' Lojë e madhe, Karim Benzema shënon golin e dytë dhe të epërsisë me rezultat 2:5.

65' Di Lorenzo shton epërsinë e Napolit.

Liverpool - Real 2:5

Stadiumi "Anfield" në Liverpool.
Gjyqtar: I.Kovacs (Rumania).
Shikues: 52337.Shënues: Nunez (4'), Salah (14') - Vinicius Junior (21' e 36')., Militao (47'), Benzema (55' e 67').

Kartona të verdhë: Vinicius Junior.

Liverpooli: Alisson - Alexander-Arnold, Gomez, van Dijk, Robertson - J. Henderson (Milner 73'), Fabinho, Bajcetiq (Elliott 85')- Salah, Gakpo (Firmino 64'), Nunez (Diogo Jota 64').
Real Madrid: Courtois - Carvajal, Eder Militao, Rüdiger, Alaba (Fernandez 27') - Modriç (Kroos 87'), Camavinga, Fede Valverde - Rodrygo (Ceballos 81'), Benzema (Asensio 87'), Vinicius Junior.

Eintracht -  Napoli 0:2

Stadiumi "Deutsche Bank Park" në Frankfurt.
Shikues: 47500.
Gjyqtar: A. Soares Dias (Portuglia).

Shënues:  Victor Osimhen (40'), Di Lorenzo (65').

Kartona të verdhë: Gotze - Kim Min-Jae, Elmas.

kartoni i kuq: Muani.

Eintracht Frankfurt: Trapp; Tuta, Jakic, Buta (Knauff 69'); Ndicka, Kamada, Sow, Max (Lenz 90+2'); Lindstrom (Borre 69'), Gotze (Alidou 81'); Kolo Muani.
Napoli: Meret; Di Lorenzo, Rrahmani, Kim, Olivera; Anguissa (Ndombele 80'), Lobotka, Zielinski; Lozano (Elmas 80'), Osimhen (Simeone 84'), Kvaratskhelia (Politano 84').

60' Reali edhe një herë ka treguar se di të përmbysë epërsinë e rivalëve të mëdhenj.

58' Kolo Muani i Eintracht Frankfurtit ndëshkohet me karton të kuq.

55' Karim Benzema godet ndërsa topi devijohet paksa nga Gomez duke shënuar për 2:4.

53' Liverpooli në presion të Realit.50' Lojë për mbamendje mes Liverpoolit dhe Realit.

47' Modriç ka harkuar për bukur, ndërsa Militao ka shënuar me kokë për 2:3.

47' Lojë e fortë.Reali në epërsi me 2.3.

Përfundojnë pjesët e para.

45' Lojë e madhe mes Liverpool dhe Realit, fat i madh për vendasit në fund të pjesë së parë. Napoli po avancon në Frankfurt. 43' Drejt fundit të pjesës së parë.

42' Lojë e bukur në "Anfiled", Reali po tregon fytyrën e kampionit.

40' Victor Osimhen kalon në epërsi (0:1) Napolin.36' Portieri Alisson figura tragjike, goditja e tij qëllon në trup Vinicius Junior dhe futet në rrjetë, 2:2.

Reali barazon 2:2.

36' Napoli humb rastin më të mirë. Futbollisti  Khvicha Kvaratskhelia dështon nga penalltia, fat i madh për Eintrachtin.

34' Ndeshje për infarkt.

31' Vinicius Junior (Real Madrid) fiton vetëm hapësirën e mjaftueshme për të goditur dhe gjuan furishëmdrejt këndit të poshtëm të majtë megjithatë portieri Alisson bën një pritje fenomenale.

30' Lojë me ritëm të lartë, një finale e parakohshme në Champions League.

28' Alaba i Realit lëndohet.

25' Lojë e madhe, Salah ka shpërdoruar një rast ideal.

24' Tre gola në "Anfield".

21' Vinicius Junior ka shënuar me mjeshtri falë asistimit të Karim Benzemës.19' Liverpooli po tregon lojë të madhe, Klopp sikur në qiellin e shtatë.

15' Reali nuk po këndellet.

14' Mohamed Salah shton epërsinë duke iu falënderuar gabimit trashanik të portieri Courtois, të cilit ia rrëmbeu topin nga këmba. 

12' Salah mashtron tërë mbrojtjen por gjuajtja e tij shkoi jashtë shtyllës së majtë.

10' Reali është në presion të madh.7' Liverpooli po sulmon me tana forcat.

4' Darwin Nunez ka shënuar me mjeshtri duke iu falënderuar asistimit të Salahut.

3' Nuk ka gola në asnjë ndeshje.

1' Fillojnë ndeshjet.

Po vijnë minutat drithërues.

Liverpool - Real, formacionet

Ndeshja mes Liverpulit dhe Real Madrid ishte ajo që mbylli edicionin e kaluar të Ligës së Kampioneve, me madrilenët të cilën bënë përsëri të tyrin trofeun më të rëndësishëm për klube në Europë.

Dy skuadra takohen përsëri në këtë edicion, këtë radhë në fazën e parë me eliminim direkt, që do të thotë se një prej tyre i jap lamtumirën para kohe turneut.

Liverpuli vjen në këtë përballje me dëshirën për hakmarrje, por edh i ndërgjegjshëm që forma që ka treguar se fundmi në kampionat nuk duhet të pasqyrohet edhe në Europë, pasi Liga e Kampioneve është një aktivitet i rëndësishëm për tifozët e të kuqve.

Ndërsa Reali, ka marrë një lajm të mirë sot, teksa ka rigjetur Toni Kros.

Futbollisti ishte lënë në Spanjë duke mos udhëtuar me grupin për shkak të një gjendje gripale.

Por ai është rikuperuar plotësisht dhe vetë klubi ka bërë të ditur se është gati për duelin e sotëm, ndërsa nuk e nis si titullar.

Liverpul: Allison, Gomez, Van Dajk, Aleksander-Arnold, Robertson, Henderson, Fabinjo, Bajçetiç, Salah, Gakpo, Nunjez
Trajner: Jurgen Klop.

Real Madrid: Kurtua, Karvahal, Militao, Rydiger, Alaba; Valverde, Kamavinga, Modriç; Rodrigo, Benzema, VInicius.
Trajner: Karlo Ançeloti.

Napoli kërkon të shkëlqejë dhe në Evropë, formacionet zyrtare

Pas Serie A ku mban kreun, Napoli do të kërkojë të bëjë mirë dhe në Champions League.

Skuadra Italiane luanë në ndeshjen e parë të 1/8 në transfertë ndaj Frankfurtit, fitues të Europa League sezonin e kaluar.

Trajnerët Oliver Glasner Luciano Spalletti kanë startuar me respektivisht me skemën 3-4-3 dhe 4-3-3.

Eintracht Frankfurt: Trapp; Tuta, Jakic, Buta; Ndicka, Kamada, Sow, Max; Lindstrom, Gotze; Kolo Muani.

Napoli: Meret; Di Lorenzo, Rrahmani, Kim, Olivera; Anguissa, Lobotka, Zielinski; Lozano, Osimhen, Kvaratskhelia.

Liverpool - Real, sfidë e çmendur! Napoli me Rrahmanin sulmojnë Frankfurtin 

Liverpooli është para sfidës së madhe, para Real Madridit, në takimin e të tetës së finales së Champions League në futboll.

Amir Rrahmani me Napo.lin kërkojnë rezultat pozitiv ndaj Eintracht Frankfurtit.  

Liverpool - Real

Liverpooli: Alisson - Alexander-Arnold, Gomez, van Dijk, Robertson - J. Henderson, Fabinho, Bajcetic - Salah, Gakpo, Darwin.
Real Madrid: Courtois - Carvajal, Eder Militao, Rüdiger, Alaba - Modric, Camavinga, Fede Valverde - Rodrygo, Benzema, Vinicius Junior.

Eintracht -  Napoli

Eintracht Frankfurt: Trapp; Tuta, Jakic, Buta; Ndicka, Kamada, Sow, Max; Lindstrom, Gotze; Kolo Muani.
Napoli: Meret; Di Lorenzo, Rrahmani, Kim, Olivera; Anguissa, Lobotka, Zielinski; Lozano, Osimhen, Kvaratskhelia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat