A do të përballet Gostivari me dënim?

Futboll

A do të përballet Gostivari me dënim?

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 22:02
Pamje nga një ndeshje

Skuadra e Gostivarit, mund të dënohet për shkak se në ndeshjen kundër Lokomotivës së Pehçevës në radhët e saj kishte një lojtar që nuk kishte të drejtë të luajë.

Bëhet fjalë për Gordian Hristovskin, përforcimin e ri dimëror i cili erdhi nga FC Skopje.

Sipas rregullores ai nuk kishte të drejtë të luante. Domethënë, sipas rregullave të FIFA-s, një lojtar mund të ketë tri klube në një sezon, dhe Hristovski përveç se ka luajtur për Gostivarin, në të njëjtin sezon ka luajtur edhe për Skopjen, Sileksin dhe Teteksin.

Ky gabim në ndeshjen kundër Llokomotivës së Pehçevës mund t’u kushtojë atyre humbje me rezultat zyrtar 0-3, si dhe sanksionim me pikë.

Nëse dënimi vërtetohet, atëherë për Gostivarin  do të jetë një goditje e madhe për ambiciet që ka- liga e parë të. Gostivari deri më tani është i pamposhtur.

Nga Gostivari thonë se nga FFM-ja kanë marrë dokument me shkrim se Gordian Hristovski ka të drejtë të luaj kur të regjistrohet në klubin e ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat