Ferran Torres: Të luajmë sikur të jetë hera e fundit!

Futboll

Ferran Torres: Të luajmë sikur të jetë hera e fundit!

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 23:12
Ferran Torres

Ferran Torres dhe Barcelona do të ndeshen me Manchester United këtë të enjte.

Skuadrat përballen në takimin e dytë të raundit të 1/16-ave të Europa League, më përballjen në “Camp Nou” që përfundoi me rezultatin 2-2.

Duke folur për mediet katalanase, Ferran dha “recetë”n e fitores në stadiumin e United.

“Për të mposhtur Unitedin duhet të vraposh sikur nuk ka nesër.”-tha ai.

Ferran vlerësoi ekipin anglez: “Ata janë në formë të shkëlqyer, duhet të shikoni vetëm Rashford, por ne jemi Barça”.

Pavarësisht rinisë në skuadër, sulmuesi sheh ka arsye mjaftueshme për të menduar për një fitore në Old Trafford.

“Po shkojmë me besim, vijmë nga një ecuri shumë e mirë në kampionat, me shtatë fitore radhazi dhe duam të hamë botën”,- paralajmëroi ai,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat