Kjo është nota për Amir Rrahmanin në Champions League

Futboll

Kjo është nota për Amir Rrahmanin në Champions League

Nga: K. Goca Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 23:22
Pamje nga ndeshja

Napoli me një këmbë është në çerekfinale të Champions League.

Napolitanët shënuan fitore me rezultat 2:0 ndaj Eintracht Frankfurtit. 

Kjo fitore i jep komoditet për takimin e kthimit në stadiumin “Diego Armando Maradona”.

Reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani, u paraqit titullar për Napolin. 

Ai u vlerësua me notën 7.6 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”.    

Futbollisti i Napolit, Giovanni Di Lorenzo, është lojtar i ndeshje me notën 8.6, por me notë njësoj është vlerësuar edhe portieri i Entrachtit, Kevin Trapp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat