Benzema, 19 gola në 19 ndeshjet e fundit të Championsit

Futboll

Benzema, 19 gola në 19 ndeshjet e fundit të Championsit

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 23:49
Benzema

Karim Benzema vijon të mahnisë me golat dhe performancën e tij.

Kapiteni i Realit të Madridit realizoi dopietë në duelin ndaj LIverpoolit që u fitua nga spanjollët me rezultatin 2:5.

Falë kësaj dopiete, francezi u bë lojtari që ka shënuar më shumë gola kundër Liverpoolit në Champions, plot 6 të tillë.

Katër nga këto gola, Benzema i ka shënuar në “Anfield”, duke u bërë gjithashtu dhe lojtari që ka shënuar më shumë gola si mysafir në këtë kompeticion.

Një tjetër statistikë interesante është se fituesi i “Topit të Artë” ka tundur 19 herë rrjetën në 19 ndeshjet e tij të fundit në Champions.

Benzema kah shënuar 12 gola në 7 ndeshjet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat