Klopp bëhet objekt talljeje

Futboll

Klopp bëhet objekt talljeje

Më: 22 shkurt 2023 Në ora: 11:28
Klopp

Liverpuli dhe Reali i Madridit u ballafaquan sërish në Ligën e Kampionëve, duke zhvilluar një nga ndeshjet më të bukura të këtij kompeticioni. “Los blancos” përmbysën rezultatin nga 2-0 në 2-5, duke bërë një jehonë të madhe mediatike.

Jurgen Klop është i pafat përballë madrilenëve, ndaj të cilëve ka humbur gjithnjë në Ligën e Kampionëve.

Për trajnerin gjerman nuk kanë munguar ironitë në rrjetet sociale, ku i vënë në dukje frazën e thënë prej tij pas finales së vjetshme në këtë kompeticion.

Pas humbjes ndaj Realit të Madridit në finale, Klopp do të shprehej me fjalët:

“Ku është vitin tjetër? Në Stamboll? Rezervoni hotelin”.

Për ironi të fatit, shorti e vendosi përballë “los blancos”, të cilët sërrish e mposhtën.

Madje këtë herë, me një rezultat që do e mbajë mend gjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat