Manchester Utd - Barcelona, sfidë e nxehtë

Futboll

Manchester Utd - Barcelona, sfidë e nxehtë

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 11:15
Pamje nga ndeshja e parë

Sot është dita kur Europa League dhe Conference League pushtojnë botën e futbollit.

Janë 16 ndeshje të cilat do të mësojnë se cila do të marrë një biletë për në fazën tjetër.

E gjithë vëmendja është te sfida Manchester United-Barcelona.

“Djajtë e Kuq” të Ten Hag bënë një paraqitje fantastike raundin e parë kundër katalanasve në Camp Nou.

Ten Hag do të bëjë sot pa disa lojtarë të rëndësishëm të cilët nuk i ka në fakt në dispozicion për një kohë të gjatë. Eriksen, Martial, Van de Beek nuk do të jenë të disponueshëm për t’i dhënë një dorë ekipit të tyre.

Nga ana tjetër, Barcelona do të bëjë pa treshen perfekte të këtij sezoni, Dembele- Gavi-Pedri. Një mungesë tepër e madhe kjo për Xavin në këtë sfidë kaq shumë të rëndësishme.

Sfida e parë përfundoi me rezultatin 2-2 kështu që sot gjithçka është e hapur.

Juventus gjithashtu do të gjendet sot në Francë për të tentuar kualifikimin.

Atje do të gjejë Nantesin i cili nuk ndodhet në ndonjë pozicion të mirë në renditjen e ligës franceze.

Sfida e parë përfundoi 1-1 dhe gjithçka vendoset sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat