Bitri debuton me Banik Ostravën

Futboll

Bitri debuton me Banik Ostravën

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 11:22
Eneo Bitri

Eneo Bitri bëri ditën e djeshme debutimin e tij me Banik Ostravën.

Beratasi ka pasur probleme me shpinën dhe kjo e kishte penguar të luante deri më tani, teksa mediat çeke raportojnë se ai ka shkëlqyer që në zbritjen e parë në fushë.

Banik zhvilloi dje një ndeshje miqësore nga Frydek-Mistek, ekip i kategorive të ulëta dhe e fitoi me shifrat 1-0.

Pas ndeshjes, të cilën Bitri e nisi si titullar, trajneri i Pavel Hapal thuri elozhe për ish-kapitenin e Partizanit.

“E dimë se ai është i mirë, por kur erdhi kishte probleme me shpinën.

Kjo ishte mundësi e mirë për ta provuar. Ai ka qenë kapiten i ekipit të tij, ka aftësi, përvojë, i ka arritur ca gjëra në karrierë. Do të shohim nëse do të jetë i gatshëm për të luajtur në ndeshjen e kampionatit”, tha trajneri Hapal.

Bitri ka firmosur për një vit e gjysmë me çekët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat