Ibra: Të nesërmen shkoi në varreza dhe qau nga mëngjesi deri në mbrëmje!

Futboll

Ibra: Të nesërmen shkoi në varreza dhe qau nga mëngjesi deri në mbrëmje!

Nga: K.G. Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 11:40
Zlatan Ibrahimovi

Sulmuesi i famshëm suedez Zlatan Ibrahimoviç ka pasur një jetë shumë të veçantë në të kaluarën, detaje të reja të biografisë së tij kanë dalë në sipërfaqe.

“Zlatan Ibrahimoviç publikoi autobiografinë e tij të dytë të quajtur “Adrenalinë”, e cila ndonëse u publikua dy vite më parë, ajo tani po përditësohet herë pas here në media dhe në rrjetet sociale.

Legjendar Ibra zbuloi disa detaje interesante, lidhur me familjen dhe largimin e tij nga ish-Jugosllavia”, shkruan mediumi kroat “Veçernj list”.

“Kujtimi im i parë është ish Jugosllavia. Më çuan atje si fëmijë.

Në një makinë, me tren. Komunizmi ishte ende në fuqi atëherë. Një botë tjetër. Unë jam suedez, por jam edhe i përzier në një farë mënyre.

Nëna ime është kroate dhe katolike, babai im është boshnjak dhe mysliman, dhe pjesën më të madhe të karrierës time e kam kaluar në Itali”,- kujton suedezi.

“Babai im ka vuajtur shumë për shkak të luftës në Bosnje dhe Hercegovinë. Çdo ditë kishte lajme për vdekjen e dikujt që ai e njihte.

Ai ndihmoi refugjatët”, tha mes të tjera Ibra.

“Kur i vdiq motra në Suedi, nuk më la të shkoja në morg. Megjithatë, kur vëllai im Sapko vdiq nga leucemia, unë isha atje.

Fryma mu ndal.

E varrosëm sipas zakoneve myslimane. Babai nuk derdhi lot.

Të nesërmen shkoi në varreza dhe qau nga mëngjesi deri në mbrëmje. I vetëm”, tha tha Ibrahimoviq.

Në karrierën e tij, Zlatan luajti për shumë klube të njohura si Ajax, Inter, Juventus, Milan dhe Manchester United, dhe pavarësisht moshës 41-vjeçare, ai është ende në futbollin profesionist si lojtar kuqezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat