Milan rigjen titullarin

Futboll

Milan rigjen titullarin

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 12:24
Maignan

Milani e nisi vitin 2023 me një fitore përballë Salernitana me rezultatin 1-2.

Por, “kuqezinjtë” kaluan një moment negativ në muajin janar.

Fillimisht erdhi barazimi me Romën.

Më pas skuadra e Stefano Piolit u eleminua nga Kupa e Italisë, humbi finalen e Superkupës përballë Interit dhe në Seria A lëshoi shumë terren me kreun, duke zbritur në vendin e katërt të renditjes.

Megjithatë, Milani është rikthyer dhe në tre sfidat e fundit ka triumfuar, duke marrë një rezultat pozitiv edhe përballë Tottenham në sfidën e parë në Champions League.

Lajmet e mira nuk kanë fund për “kuqezinjtë” që mesa duket nga sfida e rradhës do të kenë në dispozicion edhe portierin Mike Maignan. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Maignan njofton rikthimin pas 153 ditësh mungesë.

Trajneri Stefano Pioli e ka vuajtur shumë mungesën e francezit dhe në fazën më të rëndësishëm të sezonit do të ketë një dispozicion shërbimet e 27-vjeçarit.

Dy ndeshjet e rradhës për Milanin janë kundër Atalantas dhe Fiorentinës dhe menjëherë më pas vjen përballja e dytë vendimtare me Tottenham e vlefshme për çerekfinalet e Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat