Coleilla: Kukësi nuk e meriton vendin e parafundit

Futboll

Coleilla: Kukësi nuk e meriton vendin e parafundit

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 12:47
Giovanni Colella

Trajneri i Partizanit, Giovanni Colella ka folur për mediat në prag të sfidës kundër Kukësit në kampionat. Kryeqytetasit synojnë suksesin e radhës përballë verilindorëve në “Kukës Arena”, për të vijuar presionin ndaj Tiranës.

“Në këtë moment çdo kundërshtar është i vështirë, Kukësi është në vendin e parafundit të klasifikimit dhe mendoj që është një skuadër që nuk e meriton këtë pozicion kështu që pikët janë shumë të rëndësishme për ne dhe për ata.

Nuk ka kaluar momenti i vështirë, kur dikush është i sëmurë me temperaturë 40 nuk mund të ngrihet nga krevati. Jo askush nuk është gati nga ata që kanë shfaqur probleme, por kemi mjaft lojtarë dhe do të luajë dikush tjetër. Preka ka punuar shumë këto muaj dhe mendoj se ai duhet të marrë minuta, ka vuajtur shumë gjatë gjithë kësaj periudhe.

Ne moralin e marrim gjatë përgatitjeve që zhvillojmë gjatë javës, por sigurisht që paraqitjet e mira janë pozitive dhe shpresoj sepse në këto momente pikët kanë shumë rëndësi për të gjithë jo vetëm Partizanin. Do të luajë Rexhepi, ai është portieri titullar. Alban Hoxha ka qenë gjithmonë në dispozicion kjo falë eksperiencës së tij, por gjithmonë kam deklaruar se titullar do të jetë Rexhepi.

Sipas meje Partizani në këto momente është më i fortë, pasi unë kam shumë alternativa. Dhe rezervat mendoj që mund të jenë titullarë, nuk mund të vë në diskutim kush luan apo jo, të gjithë i konsideroj si titullar.

Kemi Kukësin fillimisht, pastaj në mesjavë do të luajmë në Shkodër për Kupën e Shqipërisë dhe prandaj të gjithë i konsiderojmë titullarë.

Derbi? Tashmë është e rëndësishme që çdo ndeshje që luhet pikët të fitohen, çdo duel është shumë i vështirë dhe i rëndësishëm dhe momentalisht dua që lojtarët e mi të mendojnë vetëm për Kukësin pjesën tjetër e mendojmë më pas”, deklaroi Colella.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat