Basha merr detyrën e rëndësishme te Lausanne Sport

Futboll

Basha merr detyrën e rëndësishme te Lausanne Sport

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 17:24
Migjen Basha

Ish-mbrojtësi i kombëtares shqiptare, që u tërhoq nga futbolli i luajtur në 2022, tani ka marrë një tjetër hap na karrierën e tij, Migjen Basha.

Bashës i është besuar një rol shumë i rëndësishëm te klubi zvicerian i Lausanne Sport.

36-vjeçarit shqiptar i është besuar roli i menaxherit ose thënë ndryshe zbuluesit të talenteve.

Këtë lajm e ka bërë publik vetë klubi zvicerian përmes një publikimi në faqen zyrtare.

“Në program, vizitë në terren dhe prezantime nga Fabio Monte, COO dhe Administrator i Qoqa dhe Migjen Basha, Menaxher Talent i LS.”-shkruhet në postimin e Lausanne Sport në “Linked In”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat