Derbi shqiptar në Conference League

Futboll

Derbi shqiptar në Conference League

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 18:44
Pamje nga një ndeshje

Derbi shqiptar në “Conference League”. Elsied Hysaj dhe Ermal Krasniqi janë përzgjedhur në formacionet titullare të sfidës Cluj – Lazio, që nis në orën 18:45.

Mauricio Sarri i beson në krahun e majtë mbrojtësin shkodran, të cilin e ka pasur nën urdhrat e tij edhe te Empoli e Napoli.

Përballë Hysajt, ish-sulmuesi i Ballkanit, që spikati në fazën e grupeve të Conference League nën urdhrat e Ilir Dajës.

Pikërisht paraqitjet e mira te skuadra nga Theranda bënë që të t’i bashkohej ekipit rumun në merkaton e janarit.

Formacionet:

CLUJ (4-4-2): Scuffet; Manea, Kolinger, Burca, Camara; Deac, Cvek, Muhar, Krasniqi; Malele, Janga.

Në dispozicion: Gal, Balgradean, Petrila, Yeboah, Tiru, Hoban, Birligea, Bordeianu, Braun, Fica.

Trajner: Petrescu.

LAZIO (4-3-3): Maximiano; Lazzari, Gila, Casale, Hysaj; Luis Alberto, Vecino, Basic; Romero, Immobile, Felipe Anderson.

Në dispozicion: Renzetti, Provedel, Pellegrini, Marcos Antonio, Cancellieri, Cataldi, Floriani, Bertini, Ruggeri, Marusic.

Trajner: Sarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat