Idrizi i kënaqur me angazhimin e futbollistëve të tij

Futboll

Idrizi i kënaqur me angazhimin e futbollistëve të tij

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 20:45
Shpëtim Idrizi

Trepça ’89 ka pësuar humbje në minutat e fundit ndaj Ballkanit me rezultat minimal 0-1.

Përkundër se u mbrojtën mirë, ‘minatorët’ nuk ia dolën ta ndalnin në barazim kampionin në fuqi të Kosovës.

Trajneri i 89-shit, Shpëtim Idrizi ka thënë pas ndeshjes se është i kënaqur me angazhimin e futbollistëve, përkundër humbjes.

“E kemi përgatitur mjaftë mirë ndeshjen në aspektin defensivë, por në fund një pakujdesi na kushtoi me gol të pranuar”.

“Futbollistët luftuan shumë, u mbrojtën mirë, por edhe krijuan raste të mira shënimi”.

“Jam i kënaqur nga angazhimi i tyre në fushë, përkundër rezultatit që nuk ishte i drejtë”, u shpreh Idrizi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat