Kurdisjet e ndeshjeve në Kosovë, kryelajm i mediave franceze! 9 të arrestuar

Futboll

Kurdisjet e ndeshjeve në Kosovë, kryelajm i mediave franceze! 9 të arrestuar

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 23:21
Topi

Lajmi për kurdisje të ndeshjeve të futbollit në kampionatin e Kosovës tashmë është përhapur në shumë media të francës, përfshirë edhe ato ndër më të mëdhatë.

Ato po raportojnë për një skandal kurdisjesh në futbollin e Kosovës, në favor të bastoreve.

Për ndeshjet e kurdisura janë vënë baste si në Kosovë ashtu edhe në Francë, ka njoftuar institucioni hetues francez, Juridiksioni i Specializuar Ndër-rajonal i Nancyt.

Ky institucion ka lëshuar edhe deklaratë. Raportohet se 9 persona janë arrestuar nga aitoritetet franceze ndërsa për 4 nga ta tashmë janë ngritur edhe aktakuza.

Kjo vlerësohet goditje e madhe për futbollin e Kosovës, ku qe shumë vjet ka pasur dyshime të shumta e të forta për kurdisje, por qe nuk janë dënur thuajse fare.

Autoritetet franceze kanë hetuar për gati një vit, ndërsa kurdisjet janë të lidhura me një klub të Superligës së Kosovës.

Madje francezët pretendojnë se kurdisjet janë të konfirmuara, bazuar në analizën e koeficienteve dhe video-incizimeve të disa ndeshjeve.

Ka të përfshirë nga Franca dhe Kosova në këtë skndal, ndërsa shuma e fituar është 360 mijë euro.

Thuhet se një klub është autor i katër ndeshjeve te teukuara me katër kundërshtarë të ndryshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat