Të premten hidhet shorti, mësoni kundërshtarët e mundshëm të Juventusit

Futboll

Të premten hidhet shorti, mësoni kundërshtarët e mundshëm të Juventusit

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 23:49
Di Maria i Juves feston

Sfidat e sotme në Ligën e Europës kanë përcaktuar emrat e skuadrave që do të ndeshen me fitueset e grupeve të këtij turneu, të cilat kishin shmangur pjesëmarrjen në raundin e parë play-off.

Fitueset e grupeve, sipas rregullores së turneut, janë ë vendosur në vazon e skuadrave të forta dhe do të luajnë ndeshjen e kthimit në fushën e tyre. Ato janë:

Union SG, Arsenal, Frajburg, Ferencvarosh, Fejenord, Real Betis, Real Sociedad, Fenerbahçe.

Ndërkohë, në vazon e skuadrave të dobëta do të futen të gjitha ekipet që u kualifikuan sot nga play-off i Ligës së Europës si më poshtë:

Mançester Junajtid, Bajer Leverkusen, Union Berlin, Juventus, Roma, Sporting Lisbona, Sevilja, Ren/Shakhtar Donjetck.

Shorti për skuadrat do të hidhet këtë të premte, më 24 shkurt, në orën 12:00 në Nion të Zvicrës. Në këtë tur, shorti paracakton që skuadrat nga të njëjtat shtete nuk mund të luajnë kundër njëra-tjetrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat