Kërcënohen arbitrat në ndeshjen e La Liga-s

Futboll

Kërcënohen arbitrat në ndeshjen e La Liga-s

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 11:28
Pamje nga ndeshja Elche - Betis

Sfida e vlefshme për javën e 23-të të La Liga-s mes Elche dhe Betis (2-3) u karakterizua nga një tension i lartë.

Në fakt, ndeshja nisi mirë për vendasit që shënuan dy golat e parë, por më pas një karton i kuq në pjesën e parë dhe një tjetër në limitin e fraksionit të dytë, plus edhe dy penallti në fundin e ndeshjes për Betisin, bën që drejtuesit e Elches të shpërthenin në protesta.

Nga drejtori sportiv dhe deri te presidenti, arbitrat u vendosën nën presion sapo shkelën në dhomat e zhveshjes. Ishte drejtori i Elches i cili ishte i pari që iu drejtua arbitrave duke i ofenduar.

“Jemi duke të filmuar, jeni disa të pafytyrë, bij k….”.

Ndërkohë, ai që e bëri edhe më të rënduar situatën ishte presidenti i Elches, Bragarnik që kërcënoi arbitrat duke i thënë se ata nuk do të mund të dilnin më nga stadiumi.

Një situatë e shëmtuar ndërkohë që pritet tashmë edhe një reagim nga ana e La Liga-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat