​Trajneri i Chelseat kërcënohet me vdekje

Futboll

​Trajneri i Chelseat kërcënohet me vdekje

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 11:40
Graham Potter

Trajneri i Chelseat, Graham Potter ka thënë se ai është duke vuajtur mendërisht pasi ai dhe familja e tij kanë marrë kërcënime anonime pas formës së dobët të klubit.

“Blutë” kanë fituar vetëm dy nga 14 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet dhe së fundi u mposhtën nga skuadra e fundit në tabelë, Southamptoni me rezultat 1-0.

"Më kanë ardhur disa emaile jo të këndshme, ku thuhet se duan të më shohin të vdekur. Kjo padyshim nuk është e këndshme për t’u përballiur”, tha Potter.

"Mund të pyesni familjen time se si ka qenë jeta për mua dhe për ta. Nuk ka qenë aspak e këndshme. Nëse shkoni në punë dhe dikush ju shan, nuk do të jetë e këndshme. Mund të përgjigjesh në dy mënyra. Mund të them që nuk më intereson, por ti e di që po gënjej. Të gjithëve u intereson se çfarë mendojnë njerëzit, sepse ne jemi të prirur të jemi të lidhur shoqërisht.", shtoi ai.

Ish-trajneri i Brightonit tha se emailet anonime iu kishin referuar edhe familjes së tij.

”Blutë” aktualisht janë në vendin e 10-të në ligë, 11 pikë larg vendeve të Ligës së Kampionëve.

Nën Potterin, i cili u emërua në shtator pas shkarkimit të Thomas Tuchel, Chelsea ka fituar vetëm nëntë nga 25 ndeshjet e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat