Galtier: Duhet të jemi më dinamik për të fituar në “Velodrome”

Futboll

Galtier: Duhet të jemi më dinamik për të fituar në “Velodrome”

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 11:58
Galtier

Një përballje e veçantë do të zhvillohet ditën e nesërme, në Kampionatin francez të futbollit, Ligue 1, me kryesuesit e PSG, që do të përballen në “Stade Velodrome”, me vendin e 2-të të renditjes, Marseille në një “klasike” të vërtetë franceze.

Rëndësinë e ndeshjes e ka konfirmuar dhe tekniku i “parizienëve”, Christophe Galtier, i cili në konferencën për shtyp para ndeshjes, ku tha se “parizienët”, duhet të tregohen më dinamikë, nëse duan të arrijnë 3 pikët.

“Është një ndeshje e rëndësishme.

Ka skuadra që i ndajnë vetëm pak pikë në garën e kampionatit. Përveç kësaj, kohët e fundit kemi fluturuar nga Kupa këtu.

Por këtë lojë nuk e konsideroj vendimtare në luftën për titull. Igor ka të gatshëm lojtarë kualitativ dhe është në gjendje të shkaktojë probleme.

Për të qenë favorit në këtë ndeshje duhet të luajmë më dinamikë.

Fundi i lojës me Bayernin dhe fitorja ndaj Lille na japin shpresa të mëdha për një rezultat pozitiv.

Duhet të luajmë një nivel shumë të lartë për t’u përballur me Marseille, e cila në një formë të mirë, përveç kësaj, do të ketë edhe mbështetje nga tribuna.

Duhet të luajmë më mirë se në ndeshjen e Kupës”,- është shprehur në fjalën e tij, tekniku Galtier.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat