Pioli: Mike ishte si një luan në kafaz

Futboll

Pioli: Mike ishte si një luan në kafaz

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 16:20
Mike Maignan

Pas një mungese disa mujorshe, që prej shtatorit të shkuar portieri i Milan, Mike Maignan do të bëjë rikthimin e madh ndeshjen e nesërm nga Atalantas, duke i dhënë mundësi teknikut Pioli të heqë më në fund dorë nga Tatarusanu.

Në konferencën për shtyp para përballjes me “bergamaskët”, Pioli bëri të ditur se portieri është kthyer në formën e duhur për të zbritur në fushë.

“Maignan është mirë dhe do të luajë nesër.

Mike ishte si një luan në kafaz, ai nuk mund të ndihmonte ekipin, ai nuk mund të hynte në fushë, të jepte këshilla, të gëzonte lojtarët. Ai e bëri këtë, por padyshim që nuk ishte personazhi kryesor.

Tani ai e ka atë shans.

Ai ka punuar mirë, po bën mirë, është qartësisht shumë i motivuar, sigurisht që do të japë një kontribut të madh”,- u shpreh Pioli.

Portieri francez nuk ka luajtur për Milanin, që nga 18 shtatori i vitit të shkuar, ku pësoi një dëmtim në këmbë në përballjen e fituar nga Kombëtarja franceze me rezultatin 2 me 0 kundra Austrisë, në UEFA Nations League, dëmtim që e la jashtë Botërorit të Katarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat