Skënderbeu fiton dhe merr kryesimin

Futboll

Skënderbeu fiton dhe merr kryesimin

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 16:50
Skënderbeu

Skënderbeu fiton dhe merr kryesimin e Kategorisë së Parë.

Korçarët ia dolën të triumfojnë 2-1 ndaj Luzit në Korçë dhe të ngjiten në krye me 33 pikë, dy më tepër se Dinamo e vendit të dytë.

Gjithsesi vlen të theksohet se kryeqytetasit luajë nesër ndeshjen e javës së 17.

Korçarët e Gvozdenovic vuajtën jo pak për të marrë fitoren, teksa sfida u zhbllokua vetëm në minutën e 51-të nga Randi. Në të 71-tën Cahani riktheu baraspeshën, pro Frashëri shënoi golin me vlerë tre pikëshe tre minuta para fundit të takimit.

Zhgënjen sërish Korabi, që pëson humbjen e dytë radhazi, këtë herë në transfertën ndaj Turbinës.

Dibranët vinin pas humbjes minimale 1-0 ndaj Luzit dhe regjistruan të njëjtin rezultat edhe në Cërrik, duke zbritur në vendin e katërt me 26 pikë.

Derbi i Myzeqesë mes Lushnjës dhe Apolonisë u mbyll pa fitues pasi dy skuadrat ndanë nga një pikë, falë barazimit 1-1.

Basha u dha avantazhin lushnjarëve në pjesën e parë, ndërsa në të dytën ishte gjata që shënoi golin e barazimit. Në Orikum, vendasit mposhtën Burrelin me rezultatin 2-1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat