Valverde: Para pak javësh na shanin

Futboll

Valverde: Para pak javësh na shanin

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 17:50
Valverde

Fillim viti 2023 ka qenë delikat për Realin e Madridit, që u mund në finalen e Superkupës së Spanjës nga Barcelona dhe u detyrua t’i lëshonte vendin e parë në La Liga rivalëve katalanas. 

Por kaq, sepse Madridi është kthyer sërish në formën e tij ideale dhe këtë gjë e tregoi përballë Liverpulit në Champions me një fitore spektakolare 2-5.

Këtë kthesë të “Los Blancos” e ka komentuar dhe mesfushori Federiko Valverde, i cili gjithashtu duket se i është kthyer pjesës së parë të sezonit duke shkëlqyer.

“Para disa javësh na kritikonin, na jepnin për të mbaruar.

Por ne jemi Reali, jemi kthyer dhe duhet të shfrytëzojmë momentin.

Ne duhet të vazhdojmë të punojmë të bashkuar, si një skuadër.

Sezoni është ende shumë i gjatë dhe ka shumë për të na ofruar.

Jemi në garë në La Liga, në Kupën e Mbretit dhe në Champions.

Objektivi ynë është të fitojmë të tjerë trofe”, tha Valverde.

Mesfushori nga Uruguai ka folur edhe për derbin e Madridit, duke treguar se si e përgatit atë dhe ku e gjen burimin e forcës.

“Çlodhja para një derbi është shumë e rëndësishme.

Unë jam i qetë dhe kohën para derbit e kaloj duke luajtur me djalin tim dhe pranë familjes.

Nuk dua të mendoj shumë për ndeshjen.

Jemi profesionistë dhe e dimë se duhet të ushqehemi mirë, të flemë qetë dhe të pushojmë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat