Xhaka titullar, Arsenali fiton në Leicester

Futboll

Xhaka titullar, Arsenali fiton në Leicester

Nga: K. G. Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 17:52
Pamje nga ndeshja Leicester City - Arsenal

Arsenali vazhdon me fitore në Premier League dhe është në rrugë të mirë drejt titullit Angli. 

"Topçinjtë" shënuan fitore në udhëtim me rezultat 1:0 ndaj Leicester Cityt.

Një gol iu anulua në pjesën e parë, për të cilin asistoi Granit Xhaka por pas shikimit të VAR-it, u konstatua faull në sulm. 

Martinelli në minutën  46-të ka realizuar për fitoren e madhe të Arsenalit, që nuk matet as me ari.

Xhaka u paraqit titullar duke treguar angazhim të madh. 

Pas javës së 25-të në Premier League, Arsenali kryeson me 57 pikë, ka një ndeshje me pak dhe pesë pikë më shumë se Mancheste City në vend të dytë dhe Leicester është i 14-ti me 24.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat