Liverpool synon të vazhdojë me fitore

Futboll

Liverpool synon të vazhdojë me fitore

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 20:34
Liverpool

Liverpool dëshiron të vazhdojë me fitore në Premier Ligë pas debaklit që pësojë në Ligën e Kampionëve, kurse sonte luan kundër Crystal Palace

Është një çantë mikse për Liverpool këtë sezon. Disa herë ata dukeshin si një skuadër e cila sfidon edhe në ligën vendore edhe për tituj në Europë, por shpesh këtë sezon ata kanë performuar ashtu siç bënin më 2015 kur atë e mori në drejtim Jurgen Klopp.

Deklasimi 5-2 nga Real Madridi ia ka dobësuar atyre tërë moralin i cili vjen pas fitoreve të një pas njëshme kundër Evertonit dhe Newcastle.

Megjithatë, Liverpool ka treguar në të kaluarën që ata dinë të kthehen tek fitoret kundër Crystal Palace, një kundërshtar që ata e kanë mposhtur në shtëpinë e tyre në shtatë takimet e tyre.

Crystal Palace ka pasur të njëjtën sezon si Liverpool. Skuadra e Patrick Viera ka ditur të luajë mirë kundër skuadrave të mëdha dhe i ka mposhtur disa herë favoritët në letër.

Palace janë pa fitore në shtatë ndeshjet e tyre të fundit dhe do të shikojnë për ta bërë një ndeshje të mirë dhe ta fitojnë atë kundër Reds që vazhdojnë të kenë formë të luhatshme.

Jota, Salah dhe Gakpo janë treshja e sulmit të Liverpool që janë zgjedhur për sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat