Liverpooli interesohet për Barellan, Inter ia vendosë çmimin

Futboll

Liverpooli interesohet për Barellan, Inter ia vendosë çmimin

Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 10:11
Nicolo Barella

Interi është i vetëdijshëm për interesin konkret të Liverpoolit për Nicolo Barella që edhe pse ata nuk duan ta shesin yllin italian, oferta e duhur mund t’i ndryshoi gjërat sipas tyre 

Raporti i fundit ka dhënë detaje që interesi i Reds në 26 vjeçarin dhe admirimi që ka Jurgen Klopp për fituesin e Euro 2020 nuk është sekret, duke theksuar që futbollisti i Zikaltërve “nuk është vetëm një lojtar” dhe kur “ai është gati është mirë ta kesh atë në skuadër”. 

Liverpool janë duke u përgatitur për një afat transferosh të nxehtë, të vetëdijshëm që investime serioze duhen për të ndihmuar rikthimin e tyre në maje të futbollit anglez, pas një fushatë të vështirë në Premier Ligë. 

Siç ka raportuar Daniele Longo nga Calciomercato.com, Interi nuk ka për synim shitjen e Barellas këtë verë dhe dëshiron ta mbajë 26 vjeçarin për një të ardhme të paparashikueshme, por gjendja financiare e tyre do të thotë që asnjë futbollist nuk është i pashitshëm. 

Zikaltërit do të dëshironte që ta shiste ish mesfushorin e Cagliarit për 70-75 milionë euro, duke vendosur topin në fushë të Liverpoolit gjatë afatit të verës. Skuadra e Premier Ligës po ashtu është e interesuar për Jude Bellingham të Borussia Dortmund dhe Moises Caicedo të Brighton. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat