Vedat Muriqi pas golit në Spanjë: Nuk e di çfarë po ndodhë

Futboll

Vedat Muriqi pas golit në Spanjë: Nuk e di çfarë po ndodhë

Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 11:07
Vedat Muriqi

Vedat Muriqi ka vazhduar shkëlqimin në elitën e futbollit spanjoll La Liga.

Sulmuesi ynë ka realizuar golin e 10-të sezonal, por Mallorca nuk arriti të marrë pikë nga udhëtimi në Kataluni, pasi u mposht nga Espanyoli me rezultat 2:1.

Por prizrenasi është i shqetësuar me gjendjen e skuadrës së tij, pasi në udhëtim kanë pësuar pesë humbje të njëpasnjëshme.

Sipas Muriqit në La Liga nuk ka shaka dhe duhet të reagojnë sa më shpejtë, pasi nuk po e kupton se çfarë po ndodh dhe se duhet t’i grumbullojnë sa më shpejtë 40 pikë për të siguruar mbijetesën.

“Nuk kam fjalë për atë që ndodh jashtë shtëpisë.

Diçka po ndodh dhe shpresojmë ta gjejmë sa më shpejt, sepse në këtë Ligë nuk ka shaka”.

“Duhet të arrijmë 40 pikë dhe pastaj të ëndërrojmë, pse jo?

Nëse skuadra ime humbet, nuk më intereson të shënoj”, tha Muriqi për DAZN.

“Jam i lumtur për golin tim, por në fund nuk kemi mbetur pa asgjë, gjë që është e rëndësishme”, u shpreh Muriqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat