Pioli: Sfidë e rëndësishme ndaj Atalantës

Futboll

Pioli: Sfidë e rëndësishme ndaj Atalantës

Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 11:16
Pioli

Milan - Atalanta sonte, është ndeshja më interesante e javës në Serie A.

Trajneri i kuqezinjve, Pioli, konfirmoi rikthimin e Maignan, ndërkohë që e cilësoi si një duel interesant për renditjen.

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme, sepse renditja për vendin e katërt është shumë e shkurtër.

Pres një sfidë të vështirë sepse Atalanta është një skuadër fizike, e dueleve dhe kundërsulmeve.

Maignan do të nisë sfidën si titullar.

Ai ishte portieri më i mirë sezonin e kaluar, bën mirë në shumë situata të ndryshme.

Maignan nuk ka luajtur për pesë muaj, është mirë, por edhe atij do t’i duhet kohë për t’u rikthyer në nivelin e tij.

Ibrahimovic po bëhet gjithnjë e më mirë, Calabria dhe Bennacer nuk do të jenë të disponueshëm, por do të kthehen të mërkurën.

Florenzi është rikthyer me skuadrën”, tha Pioli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat