Tre klube “Big” pas kroatit

Futboll

Tre klube “Big” pas kroatit

Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 11:33
Brozoviç

Inter thuhet se po mendon seriozhisht të shesë në merkaton e verës mesfushorin kroat, Marcelo Brozoviç.

Brozovic ka pasur probleme me dëmtimet pas kthimit nga Kupa e Botës në Katar dhe ka humbur për një periudhë të gjatë vendin e tij si titullar, edhe pse në minutat e fundit që ka luajtur ai ka treguar edhe një herë që është një lojtar i kalibrit të lartë.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, për kroatin nuk mungojnë skuadrat të cilat janë të interesuara për të marrë shërbimet e kartonit të tij.

Real Madrid, Barcelona dhe Chelsea janë tre klubet të cilat po monitorojnë me kujdes situatën e Brozoviç dhe Interi po mendon të arkëtojë një shumë të konsiderueshme nga shitja e tij.

Çmimi i kartonit të tij vlerësohet nga drejtuesit zikaltër nga 30 deri në 40 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat